ShowBiz
Aktori kosovar i reagon Von Cramonit pas qasjes së saj me policët dje në Zveçan
Demokracia
13:52 | 29 Maj 2023

Share:

Aktori kosovar, Fatmir Spahiu ka reaguar pas qasjes së djeshme të raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila pyeti Policinë e Kosovës në Zveçan dje se “çfarë dreqin donin aty”.

Përmes një postimi në Twitter, aktori kosovar ka shkruar: “Po Viola Von Cramon çpati”.

Por, lidhur me pyetjen e djeshme, Von Cramon ka folur edhe sot në konferencë para gazetarëve, derisa ka thënë se nuk e kishte personale, dhe se pyetja që ajo bëri ishte legjitime.

Raportuesja për Kosovën në PE tha se sjellja e policisë në vend ngjarje me gjithë atë prezencë të shtuar, sipas saj nuk shkon me situatën e cila është krijuar në veri.

Të ngjashme