James Michael Tyler aktori që luajti personazhin e “Gunther” në serialin Friends, ka treguar se vuan nga kanceri i prostatës.
Ai gjtihashtu tregoi se pasi sëmundja nuk u zbulua herët ka përfshirë edhe kockat e tij, shkruan Demokracia.com.
“Jam diagnostifikuar me kancer në prostatë, i cili gjithashtu më ka prekur edhe kockat”, shpegoi Tyler. “Tash e tri vite jam duke u përballur me këtë diagnozë.. Është në shkallën e katërt tani”.
Ai tregoi se është duke u trajtuar me kimioterapi dhe kjo ishte arsyeja që ai nuk mori pjesë në ribashkimin e ‘Friends’, por vetëm u lidh përmes platformës Zoom. /Demokracia.com/