Lajme
Aksioni i ukrainasve në Bakhmut detyroi që tetë ushtarë rusë të dorëzoheshin
Demokracia
12:27 | 30 Korrik 2023

Share:

Ushtria e Ukrainës po vazhdon me kundërofensivën e saj të nisur muaj më parë.

Sipas pamjeve të publikuara së fundmi në rrjetin social X (Twitter), Brigada e tretë Sulmuese e Veçantë kreu një aksion në pozicionet ruse pranë Bakhmutit, duke dominuar në fushën e betejës.

Në këtë video, ata vërshuan tek pozicionet e rusëve dhe po gjuanin pa pushim në llogoret e tyre.

Krismat e luftimeve dëgjoheshin nga të dyja anët gjatë këtij aksioni.

Pasi dominuan pozicionet e tyre, ushtarët ukrainas detyruan që tetë ushtarë rusë të dorëzoheshin.

Të ngjashme