Lajme
Aksident në Veternik| Vetura godet këmbësoren, viktima në gjendje të rëndë
Demokracia
11:22 | 12 Qershor 2022

Share:

Një këmbësore është goditur nga një veturë në Veternik të Prishtinës.

Siç njofton policia lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja, përcjell Demokracia.com.

“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME-Veternik, Prishtinë 11.06.2022-06:50. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima femër kosovare (këmbësore) pasi që e njëjta është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte një mashkull kosovar”, thuhet në raportin e PK-së

Sipas policisë e lënduara është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. Rasti nën hetime. /Demokracia.com/

Të ngjashme