Lajme
Aksident në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, veturat përfundojnë në një lokal
Demokracia
12:11 | 18 Prill 2023
Ilustrim

Share:

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete ( një ka qenë në lëvizje dhe dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale në një lokal”, tha ajo.

Ahmeti tha më tej se me rastin po merret njësiti i trafikut./Demokracia.com/

Të ngjashme