Lajme
Aksident i rëndë në Ferizaj, dy person dërgohen në Emergjencë
Demokracia
09:14 | 17 Nëntor 2022

Share:

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në mëngjesin e ditës së enjte në magjistralen Ferizaj-Gjilan, saktësisht  në fshatin Sojevë të Ferizajt.

Këtë e ka konfirmuar  për Demokracia.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli.

Veseli ka thënë se personat kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Ai  ka bërë të ditur se në këtë aksident komunikacioni janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe dy automjete të parkuara, ku shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë jashtë rruge, kështu duke goditur automjetet që ishin të parkuara.

Të ngjashme