Sport
Akil Gjakova mbyll pa medalje aventurën në Lojërat Olimpike
Demokracia
11:04 | 26 Korrik 2021

Share:

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova është eliminuar nga Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Gjakova pësoi në raundin e parë të repesazhit nga xhudisti Rustam Orujov, raporton Demokracia.com.

Lufta në kategorinë deri në 73 kilogramë me xhudistin nga Azerbajxhani shkoi në kohën shtesë, megjithatë Gjakova nuk arriti të kalonte tutje në rrugën për trofe.

Për Akil Gjakovën kjo ishte Olimpiada e parë. Ai arriti tri fitore dhe dy humbje, ndërkaq ka zënë vendin e shtatë. /Demokracia.com

Të ngjashme