Lifestyle
Ajo që thuhet për njerëzit me sy jeshil edhe mund të mos ju pëlqejë
Demokracia
13:12 | 15 Gusht 2021

Share:

Ngjyrë së syve i bëhen shumë interpretime shkencore, shpirtërore dhe estetike, aq më tepër ngjyrave të rralla, siç janë sytë ngjyrë jeshilë. Sytë jeshil janë ndër më tërheqësit, pas atyre blu. Por ata që kanë sy jeshil, duhet të dinë se kjo ngjyrë ka enigma dhe interpretime të ndryshme. Mes tyre përfshihen edhe shpjegime përse njerëzit me sy jeshil sillen në një mënyrë të caktuar.

Shkencëtarët kanë zbuluar se 90% e popullatës ndahet në katër grupe temperamentesh: optimistët, pesimistët, të besueshmit dhe ziliqarët. Dhe a e dini se ku kategorizohen njerëzit me sy jeshil?

Thuhet se njerëzit më ziliqarë janë ata me sy jeshil. Psikologët kanë zbuluar se shpesh zilia është arsyeja përse veprojmë në mënyra të caktuara. Në përshkrimin e personaliteteve ziliqare, shkencëtarët thonë se njerëzit që udhëhiqen nga zilia kërkojnë vëmendje dhe u mungon besimi tek vetja.

Sidoqoftë, kjo është vetëm një teori dhe jo domosdoshmërisht sytë e parë ngjyrë jeshile që shihni janë ziliqarët e radhës!

Të ngjashme
Lifestyle • 28 Prill 2024
Lifestyle • 27 Prill 2024
Lifestyle • 26 Prill 2024