Lajme
Aivo Orav shef i ardhshëm i Zyrës së BE-së në Kosovë
Demokracia
10:53 | 29 Mars 2024

Share:

Aivo Orav, i cili aktualisht shërben si ambasador i Bashkimit Evropian në Estoni, është zgjedhur si shefi i ardhshëm i Zyrës së BE-së në Kosovë.

Kur të konfirmohet edhe zyrtarisht, Orav do ta zëvendësojë në këtë post në Prishtinë ambasadorin aktual, Tomas Szunyog.

Shefi i ardhshëm i zyrës së BE-së në Kosovë ka përvojë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi më herët ka shërbyer si shef i delegacionit të bllokut evropian në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi.

Në kuadër të ndryshime, diplomati italian, Luigi Soreca, pritet të bëhet shef i delegacionit të BE-së në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës. Diplomati italian ka qenë ambasador i bllokut në Shqipëri. /REL

Të ngjashme