Sport
“Ai mendoi se unë nuk e doja në skuadër” – Klopp tregon arsyet pse Henderson u largua nga Reds
Demokracia
17:55 | 15 Shtator 2023

Share:

Jurgen Klopp ka konfirmuar që Jordan Henderson u largua nga Liverpool për shkak se nuk ishte më i nevojshëm për klubin

Henderson tha këtë muaj që ai kishte pranuar ofertën joshëse nga Arabia Saudite pasi që ai dëshironte të ndihej i “dashuruar” dhe “i vlerësuar”, në vend që të ndjek paratë, i pyetur për komentet e mesfushorit, Klopp tha të premten që Henderson është frikësuar se nuk do të këtë vend si titullar dhe kjo është arsyeja për largimin e tij.

“Hendo ka thënë të vërtetën. Kjo është e vërteta. Ne kemi biseduar, i kam thënë që dëshiroj që ai të qëndrojë por i kam thënë që ndoshta nuk do të mund të luanë si titullar”, tha Klopp në konferencë për shtyp.

“Nuk mund ti them një futbollisti që mund të luajë 50 ndeshje për shkak se nuk e di këtë. Në marrëdhënien tonë, mendoj se ishte e rëndësishme të flasin “çka nëse”. Hendo, e dua shumë por ai nuk ishte i madh kur nuk luante, Milner dhe Luas (Leiva) ishin njëjtë. Kështu që ne flasim për këtë tani”.

“Kështu që, në veshët e hendos dhe mendjen, ai ka menduar që nuk e dua këtu. Nëse do të thosha Hendo do të jetë kryesori ai do të qëndronte por ai nuk mund ta bëja këtë. Kjo është arsyeja pse ai është larguar. Nuk ka asnjë hatër mbetje. Kapiteni më i mirë i Liverpoolit në kohën e Premier Ligës”.

Henderson është përballur më shumë kritika prej që ju bashkua Al – Ettifaq, sidomos pas deklaratave të tij për të drejtat e komunitetit LGBTQ+. Derisa mesfushori ka pranuar që paratë ishin një faktor për vendimin e tij, ai ka insistuar se kalimi i tij në Arabi Saudite mund të këtë ndikiim pozitiv.

Të ngjashme