Sport
“Ai është sikur të bënin një nënshkrim të ri”, Owen tregon lojtarin më në formë të Arsenalit
Demokracia
09:17 | 19 Dhjetor 2023

Share:

Arsenali ka marrë një fitore të pastër 2-0 në fundjavë ndaj Brightonit për t’u rikthyer në krye të Ligës Premier.

Ka qenë një ndeshje e dominuar nga skuadra londineze, derisa Gabriel Jesus dhe Kai Havertz realizuan golat për tre pikët e mëdha të Topçinjve.

Ish-sulmuesi legjendar anglez, Michael Owen ka folur për këtë sfidë, teksa e ka cilësuar gjermanin Kai Havertz si lojtarin më në formë te skuadra londineze.

“Goli i dytë kundër Brightonit ndoshta ishte pak vonë për Arsenalin, por ata i qetësuan tifozët e tyre”

“Po bëhej pak vonë në lojë, por kjo ishte për të nënshkruar marrëveshjen. Kai Havertz ka ardhur në një formë të shkëlqyer”.

“Nëse ai do ta vazhdoj këtëformë dhe rrietet nga ndeshja në ndeshje, atëherë për Arsenalin ky është një nënshkrim i ri”.

“Ai ka qenë shumë, shumë i varfër në ndeshjet e tij të para, por papritmas po shfaqë më të mirën e tij dhe kjo është një gjë e mirë si për Artetan ashtu edhe për bashkëlojtarët e tij”, deklaroi Owen.

24-vjeçari iu bashkua Arsenalit në afatin kalimtar veror nga Chelsea për 75 milionë euro, por ai në fillim ka zhgënjyer të gjithë me paraqitjet e tij.

Gjithsesi në ndeshjet e fundit gjermani ka rikthyer formën e shkëlqyer ku në pesë ndeshjet e fundit ka realizuar tre gola vendimtar.

Të ngjashme