Lajme
“Ai është në hotelin Kopaonik” | Kurti e di edhe ku ndodhet krimineli Radojçiq, që Kusari koordinohej me të në emër të VV-së
Demokracia
20:18 | 13 Korrik 2023

Share:

Të dhënë pas grushteve e tensioneve në Kuvendin e Kosovës midis pushtetit e opozitës, të gjithëve na ka ikur një detaj shumë i rëndësishëm.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa po mburrej sesi pushteti i tij po e lufton kriminelin e veriut, Milan Radojçiq, me të cilën shefja e deputetëve të tij koordinohej ngushtë edhe për veteranët e UÇK-së, shkruan Demokracia.com.

Radojçiq, të cilin Kurti e quante dikur kryekriminel, u kthye temë në Kuvend pas publikimit të audioincizimeve, ku shefja e grupit parlamentar të partisë së kryeministrit Kurti, Mimoza Kusari-Lila, po koordinohej me kriminelin e veriut përmes një zyrtari të lartë të Listës Serbe, Sllavko Simiq.

Kryeministri Kurti e zbuloi një detaj të rëndësishëm gjatë adresimit të tij sot në Kuvend.

Ai tregoi se e di edhe vendndodhjen e njeriut që po kërkohet nga drejtësia kosovare.

Kurti tha se Radojçiq gjendet në një hotel në Kopaonik të Serbisë, por çuditërisht nuk tregoi se nga e ka marrë këtë informacion.

“Ish-qeveria e ka hequr fletarrestin ndaj këtij kryekrimineli pesë ditë më vonë. Kur kanë qenë qeveritë e mëhershme ky kryekriminel ka qenë në Mitrovicë e Prishtinë, tash kontributi ynë është se ai është në hotelin Kopaonik, në anën tjetër të kufirit”, ka theksuar Kurti. /Demokracia.com/

Të ngjashme