Lajme
“Ahtisaari kampion i paqes” | Kurti kishte shkelur mbi gjakun e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, që u vranë në protestën e thirrur kundër propozimit të kryenegociatorit
Demokracia
14:11 | 10 Shkurt 2024

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte çuditur me mesazhin ngushëllues për ish-kryenegociatorin e statusit final të Kosovës, ish-presidentin finlandez, Martti Ahtisaarin, që vdiq në moshën 86-vjeçare.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, që nisi fuqishëm karrierën e tij politike duke kundërshtuar negociatat për statusin e Kosovës, e kishte kujtuar Martti Ahtisaarin “si një diplomat të shquar dhe kampion të paqes”, që sipas tij “ka kontribuuar shumë për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë”.

“I pikëlluar për vdekjen e Martti Ahtisaarit, një diplomat i shquar dhe një kampion i paqes, i cili ka kontribuuar shumë për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë dhe puna e të cilit ka përfshirë të drejtat e forta të pakicave në Kushtetutën tonë. Ngushëllimet e mia familjes së tij dhe popullit të Finlandës”, kishte shkruar Kurti në platformën X.

Kundërshtimi më i madh kundër negociatave kishte kulmuar me demonstratën e thirrur nga Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje në shkurtin e vitit 2007. Demonstrata e 10 shkurtit ishte thirrur kundër ekipit negocitor dhe Pakos së Ahtisaarit.

Në këtë demonstratë, që kishte eskaluar në dhunë, policët rumunë të UNMIK-ut kishin vrarë Arben Xheladinin dhe Mon Balajn, për të cilët ende nuk ka drejtësi.

“Ahtisari e pruni paketën, por pavarësia në paketë nuk vjen”, deklaronte Kurti në fillim të kësaj demonstrate.

“Paketa e Ahtisaarit është autonomi për serbët brenda Kosovës dhe autonomi për Kosovën në kuadër të Serbisë”, vazhdonte Kurti.

Video nga fjalimi i Kurtit më 10 shkurt 2007:

Të ngjashme