Lajme
Ahmeti: Të bashkohemi që ta bëjmë Maqedoninë evropiane
Demokracia
11:36 | 27 Janar 2024

Share:

Kryetari i Bashkimit për Integrim, Ali Ahmeti sot ka bërë thirrje për bashkim të forcave politike për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Europian, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti përmes rrjeteve sociale tha se beson se vendi ynë do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“Besoj që shpejtë do të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian dhe se Shtetet e Bashkuara të Europës është edhe ideali im”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se nesër është ditë historike se zgjedhim kryeministrin e parë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe se kjo ditë është historike sa për shqiptarët aq edhe për maqedonasit, sepse bëhemi shoqëri e barabartë.

Lideri i BDI-së tha se ne duhet të mendojmë nëse duam që fëmijëve tanë tu lëmë një Maqedoni evropiane apo pro-ruse.

Ai tha se kryeministrin e parë shqiptarë e bëmë, bashkë ta bëjmë edhe Maqedoninë e Veriut europiane.

Të ngjashme