Lajme
Ahmeti: Shqiptarët në rajon s’kanë qenë asnjëherë më mirë
Demokracia
19:48 | 08 Janar 2024

Share:

Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë Taulant Balla.

Me këtë të fundit, Ahmeti ka njoftuar se ka biseduar mbi zhvillimet në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë.

“Shqiptarët në rajon nuk kanë qenë asnjëherë më mirë dhe ne duhet që bashkërisht të punojmë dhe të sigurohemi që Tirana, Prishtina dhe Shkupi të ecin me hapa të shpejtë dhe të sigurt drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ndryshe, më 31 dhjetor, Ahmeti ka dhënë një intervistë të gjatë për Albanian Post dhe është zgjedhur personaliteti shqiptar në vitin 2023.

Ai ka rrëfyer momente interesante të karrierës së tij të gjatë politike në Maqedoni të Veriut.

Të ngjashme