Lajme
AGK-ja mirëpret shfuqizimin e vendimit të ARBK-së për Klan Kosovën
Demokracia
16:15 | 21 Qershor 2023

Share:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka mirëpritur vendimin e ARBK-së për anulimin e vendimit për suspendimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

AGK-ja tha se që nga publikimi i këtij vendimi, kanë ngritur shqetësimin për veprimet e MINT-it, dhe se mirëpret faktin që procedurat tashmë kanë përfunduar.

Kujtojmë se Klan Kosova ka njoftuar gjatë ditës se ARBK-ja përmes një vendimi zyrtar e ka shfuqizuar vendimin për suspendimin e certifikatës së biznesit ndaj Klanit.

Klan Kosova nëpërmjet një shkrese ka falënderuar të gjitha organizatat vendore dhe ndërkombëtare që merren me lirinë e medias dhe shprehjes, ambasadat, si dhe kolegët gazetarë që i dolën në mbështetje në këtë proces.

Të ngjashme