Sport
Agjerimi i Ramazanit: Ngarkesa në stërvitje duhet jetë e limituar për t’iu shmangur lëndimeve, thotë fizioterapeuti Sopi
Demokracia
16:32 | 06 Prill 2022

Share:

Muaji i shenjtë i Ramazanit ka nisur ditë më parë. Besimtarët e fesë Islame do të praktikojnë agjerimin e cila ua ndalon ushqimin dhe pijën për 30 ditë, si njëra nga shtyllat e kësaj feje.

Shumë prej tyre që po e “kursejnë” veten nga ushqimi dhe pija për orë të tëra janë edhe disa futbollistë dhe gjyqtarë të Superligës së Kosovës në futboll.

Për vështirësit të cilat mund t’i sjellë agjerimi tek disa lojtarë ka folur për Demokracia.com edhe fizioterapeuti i KF Llapit, Art Sopi.

Ndikimi, sfidat dhe vështirësitë e agjerimit te futbollistët dhe gjyqtarët e Kosovës

Sopi ka thënë se për shkak të agjerimit, edhe stërvitja duhet jetë më e limituar për të eliminuar dëmtimet e mundshme në muskuj.

“Ditët e para të muajit të shenjtë të Ramazanit janë të vështira për futbollistët. Kjo sepse të stërvitesh pa u hidratuar është shumë e vështirë. Preferohet që ngarkesa e stërvitjes të jetë e dozuar për të mos sjellur dehidrimin (humbjen e lëngjeve) apo ndonjë dëmtim eventual të muskujve. Preferohet që futbollistët t’i kushtojnë rëndësi hidratimit, sepse uji përmban 80 për qind të trupit të njeriut. Rëndësi të madhe ka ushqimit karbohidrateve, proteinave, sepse janë burimi kryesor i energjisë së trupit tonë”, theksoi fizioterapeuti i Klubit Futbollistik Llapi, Art Sport për gazetën./Demokracia.com/

Të ngjashme