Sport
Agjenti i Lewandowskit ndodhet në Barcelonë, së shpejti pritet marrëveshja e transferimit
Demokracia
20:14 | 18 Maj 2022

Share:

Robert Lewandowski do të largohet nga Bayern Munichu në afatin kalimtar të verës, ndonëse ka edhe një vit kontratë me klubin gjerman.

Destinacion i radhës në karrierën e tij sipas të gjitha gjasave do të jetë Barcelona.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Barcelona dhe Robert Lewandowski pritet që shumë shpejt ta përfundojnë marrëveshjen.

Gazeta spanjolle “Sport” raporton se agjenti i sulmuesit polak veçse ndodhet në qytetin e Barcelonës.

Robert Lewandowski pritet të nënshkruajë kontratë trivjeçare me klubin “Blaugrana”.

33-vjeçari është pjesë e Bayern Munichut që nga viti 2014 kur u transferuar nga Borussia Dortmundi./Demokracia.com/

Të ngjashme