Lajme
Agjencia e OKB-së: Irani po vazhdon me pasurimin e uraniumit
Demokracia
21:18 | 15 Nëntor 2023

Share:

Irani ka pasuruar uranium deri në 60 për qind pastërti. Ky nivel i pastërtisë është i afërt me atë që kërkohet për krijimin e tri bombave bërthamore, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore.

Teherani ende po vazhdon të pengojë punën e kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara, u tha në një raport të agjencisë, shkruan REL.

Stoqet e Iranit me uranium të pasuruar deri në 60 për qind janë rritur nga 6.7 kilogramë në 128.3 kilogramë që nga raporti i fundit më 4 shtator, u tha në raportin konfidencial të cilin e ka parë Reuters. Kjo është sasi trefish më e lartë sesa 42 kilogramë që sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore në teori janë të mjaftueshme, nëse pasurohen më tej, për krijimin e një bombe bërthamore.

Në raport, agjencia tha se ende nuk ka asnjë përparim sa i përket dy çështjeve urgjente: lejimi i riinstalimit të më shumë pajisjeve monitoruese pasi ato u larguan nga Teherani vitin e kaluar dhe marrja e përgjigjeve lidhur me origjinën e copëzave të uraniumit që janë gjetur në dy vende të padeklaruara bërthamore.

Të ngjashme