Lajme
Agim Bahtiri thërret tubim në Gushavc: Të tregojmë qëndresën stoike kundër Asociacionit famëkeq
Demokracia
19:19 | 23 Shkurt 2023

Share:

Ish-kryetari i komunës së Mitrovicës dhe anëtarëi i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka thirrur një tubim me qytetarë në Gushavc.

Krejt kjo, për të bërë thirrje kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Ju ftoj që sikur çdoherë tjetër, edhe kësaj radhe të tregojmë qëndresën tonë stoike për mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës, njëkohësisht, ta inkurajojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës që të mos lëshojë pe dhe të mos lejojë në asnjë mënyrë themelimin e këtij asociacioni famëkeq.” – ka shkruar ai.

Tubimi, sipas detajeve që i ka treguar z.Bahtiri, do të fillojë të dielën në orën 12:00.

Njoftimi i plotë:

• TUBIM ME QYTETARË •

Kundër asociacionit të komunave me shumicë serbe

Të nderuar qytetarë,

Ju ftoj që sikur çdoherë tjetër, edhe kësaj radhe të tregojmë qëndresën tonë stoike për mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës,🤝🏻njëkohësisht, ta inkurajojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës që të mos lëshojë pe dhe të mos lejojë në asnjë mënyrë themelimin e këtij asociacioni famëkeq.
Gjaku i dëshmorëve na thërret edhe nga varret, që të bëhemi bashkë e të mos lejojmë që armiku serb të sundojë në tokën tonë.

• Vendi: SHFMU “Harun Beka” – Gushavc

• Data: 26.02.2023 (e diel)

• Ora: 12:00

AB

Të ngjashme