Sport
Afër 100 “Xhebraila” lajmërohen nga Suhareka, para nisjes në Prishtinë
Demokracia
18:31 | 04 Shtator 2022

Share:

Kanë mbetur edhe dy orë deri në fillimin e kryendeshjes së javës së pestë në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit.

Interesimi për këtë përballje është i jashtëzakonshëm, me Prishtinën që njoftoi gjatë ditës se të gjitha biletat janë shitur, shkruan Demokracia.com.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të jenë prezent dy tifozeritë, “Plisat” dhe “Xhebrailat”.

E këta të fundit janë lajmëruar në faqen zyrtare të tifogrupit duke publikuar një fotografi para nisjes për në kryeqytet.

“Qyteti i kampionave” – ka shkruar tifozeria suharekase në Facebook.

Ata duken në numër jo të vogël para se të marrin rrugën për në kryeqendrën e Kosovës.

Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit fillon nga ora 20:00./Demokracia.com/

Të ngjashme