Sport
Adriano prezent në derbin Inter – Milan, emocionohet në stadium
Demokracia
22:00 | 19 Prill 2022

Share:

Për t’i dhënë mbështetje edhe më shumë Interit në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Milanit prezent në stadium do të jetë edhe legjenda e “Neurazzurëve”, Adriano.

Ish-sulmuesi brazilian është rikthyer në stadiumin ku para shumë vjetësh mbronte ngjyrat e Interit, shkruan Demokracia.com.

Faqja zyrtare e Interit ka publikuar fotografi ku shihet Adriano në fushën e stadiumit “San Siro”.

Në një fotografi ai u pa i emocionuar, duke lënë të kuptohet se ndjenjat e tij për stadiumin dhe Interin janë ende të gjalla.

Adriano, tash 40-vjeçar, ishte pjesë e “zikaltërve” prej vitit 2001 kur u transferua nga Flamengo.

Ish-futbollistit të Brazilit i zgjati aventura te klubi italian deri në vitin 2009, për t’u rikthyer sërish te Flamengo./Demokracia.com/

Të ngjashme