Sport
Ademi: Vizita e Boban dëshmon respektin që ka fituar FFK në instancat e futbollit ndërkombëtar
Demokracia
16:58 | 05 Tetor 2022

Share:

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka vlerësuar lart vizitën në Kosovë të legjendës së futbollit kroat dhe shefit të futbollit në UEFA, Zvonimir Boban.

Vizita e Bobanit në vend, sipas Ademit, tregon respektin që Federata e Futbollit të Kosovës e ka fituar në instancat e futbollit ndërkombëtar, shkruan Demokracia.com.

Këto fjalë Ademi i ka bërë në llogarinë e tij në Facebook përmes një postimi duke ndarë edhe disa fotografi gjatë vizitës së Bobanit në Kosovë.

POSTIMI I PLOTË:

Sot pata kënaqësinë ta mirëpres shefin e futbollit në UEFA, Zvonimir Boban.

Mikpritja për të ishte madhështore, ashtu siç e meriton legjenda e futbollit kroat dhe evropian, e i cili është shumë i dashur edhe për opinionin në Kosovë.

Së bashku e takuam ministrin e sportit Hajrulla Çeku dhe kryetarin e kryeqytetit, Përparim Rama, derisa patëm takim edhe me KE të FFK-së dhe me gjeneratën e artë të futbollistëve, ku diskutuam për futbollin dhe projekte të ndryshme.

Po ashtu, vizituam edhe Kampin Nacional në Hajvali si dhe vendosëm lule te shtatorja e legjendës, Fadil Vokrri, teksa së bashku morëm pjesë në ndeshjen Kosovë – Itali, në kuadër të turneut kualifikues Euro 2023 për Kombëtaret U17, që po organizohet nga FFK-ja.

Boban mbeti i mahnitur me pritjen dhe na përgëzoi për të gjitha projektet e realizuara dhe ato që kemi planifikuar t’i finalizojmë.

Vizitat e personaliteteve të tilla me ndikim në futbollin evropian e botëror, dëshmojnë respektin që FFK ka fituar në instancat e futbollit ndërkombëtar, janë të rëndësishme dhe i sjellin të mira futbollit dhe vendit tonë.

A.A./Demokracia.com/

Të ngjashme