Lajme
Abrahamas pranoi në Hagë gabimin në raportin për UÇK-në: Thirrje që Shkëlzen Gashi me shokë të kërkojnë falje
Demokracia
14:31 | 07 Shtator 2023

Share:

Dje dhe sot, në Gjykatën Speciale, po vazhdon të dëshmojë z.Frederick Abrahamas, zyrtar i Organizatës Human Right Watch. Z. Abrahamas, është në cilësinë e dëshmitarit të Prokurorisë. Çka po ndodh në të vërtetë?

Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon të dëgjohet dëshmia e Frederick Abrahams, zyrtar i organizatës Human Rights Watch, i cili në gjykatore ka dalë si dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në çështjen kundër Thaçit dhe të tjerëve.

Ai po intervistohet nga mbrojtja e Kadri Veselit, avokati Ben Emmerson, i cili ka thënë se raportet e dëshmitarit janë vetëm një riciklim i lajmeve serbe.

Dëshmia e z.Abrahamas, lidhet kryesisht më një raport të Organizatës HRW, me titull “NEN URDHERA: Krimet e Luftes ne Kosove”, publikuar në vitin 2001.

Mirëpo, sa i përket dëshmisë së z.Abrahamas, ky i fundit ia pranoi avokatit të Kadri Veselit, se raportimi për vrasjet në shtatorin e vitit 1998, ‘ishte i pasaktë’.

Pas kësaj sekuence dje nga Specialja, janë shtuar zërat për një kërkim-falje nga ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, z.Shkëlzen Gashi, i cili në një emision televiziv, iu pati referuar raporteve të HRË –së, kur fliste për ‘krimet e individëve nga radhët e UÇK-së’.

‘Jo zoti Shkelzen i lexon raportet e Organizatave Joqeveritare, jena tuj folë për dy organizata fort prestigjioze, nuk jena tuj folë për KMDLNj, jena tuj folë për Human Rights Watch, Amnesty International.

Unë mendoj, jo mendoj, po janë faktet, ju duhet t’i lexoni raportet e organizatave ndërkombëtare, të cilat flasin për krimet që indivië nga radhët e UÇK-së i kanë bërë ndaj civilëve të pafajshëm edhe mendoj që këta duhet me u dënu”, pati deklaruar z.Gashi në këtë pjesë të emisionit, të cilën e risjell Adri Nurellari dhe i cili pyet se a do të ‘kërkojnë ndjesë publike’ Shkëlzen Gashi dhe të tjerë.

Përveç Nurellarit, edhe gazetari Lirim Mehmetaj, mbrëmë në Debat Plus, ka përmendur Gashin dhe raportit që ky i referohej për akuzat ndaj ‘individëve në UÇK’.

Abrahamas pranoi pasaktësinë në raport: Duhej të ishte shkruar ndryshe

Më poshtë, Periskopi sjell të transkriptuar pjesën e dëshmisë së Abrahamas dje në Speciale:

Emmerson, avokat i Kadri Veselit: Së pari, ju përshkruani, vrasjet e shtatorit 98’, nga forcat e UÇK-së. Cfarë provazh kishe ti, që kanë ndodhur vrasje nga UÇK në shtator 1998.

Abrahamas: Është e vërtetë, në fakt duhej të kisha shkruar ‘vrasjet e pretenduara’.

Emerson: Pra, pretendime nga serbët apo jo?

Abrahamas: Po.

Emmerson: Pra, ajo që bëtë ju, vetëm ricikluat propagandën serbe, apo jo?

Abrahamas: Duhej të ishte shkruar ndryshe.

Emmerson: Por, ju këto pretendime, morët nga pala serbe, apo jo?

Abrahamas: Po

Emmerson: Ju keni marrë këto informacione në shtator apo jo?

Abrahamas: Po

Emmerson: A keni marrë ndonjë dëshmitar sa i takon këtyre vrasjeve të pretenduara?

Abrahamas: Po

Emmerson: Vrasja e shtatorit të 98’tës, a je tani në dijeni të faktit që në atë aktakuzë nuk është vrarë askush, nuk është vrarë askush në shtator 98.

Abrahamas: Formulimi është i keq.

Emmerson: Nëse doni ta përshkruani kështu në rregull, por në fakt nuk është vetëm formulimi i keq, por është tërësisht e gabuar. Njerëzit e zbuluar përfshirë këtu edhe 9 viktimat e vrasjes serbe, nën ruajtjes serbe, janë përjashtuar nga aktakuza për të njëjtën arsye. Në të përfshiheshin individë të vrarë në rrethana të ndryshne por trupat e tyre u gjetën të hedhura në liqen.

Pra, kur po flisni për vrasjen e shtatorit nga UCK, nuk ka pasur fare vrasje të tillë, apo jo?

Abrahamas: E pranoj pikën tuaj.

Emmerson: Ju thatë që mund të ishte shkruar tërësisht ndryshe, apo jo, pra është tërësisht e gabuar.

Abrahamas: Po, sa i takon shtatorit 98, kjo nuk është e saktë. /Periskopi.

Të ngjashme