Lajme
Abazoviq e viziton vendin ku do të kalojë rruga Deçan-Plavë
Demokracia
18:54 | 05 Gusht 2022

Share:

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq i ka vizituar sot bukuritë e Plavës, respektivisht pjesën që e ndanë Plavën me Deçanin.

Abazoviq ka qëndruar në Bogiçe, zonën ndërkufitare Kosovë-Mali i Zi, vendin ku do të kalojë rruga rajonale Deçan-Plavë, shkruan Demokracia.com.

“Së bashku me ministrin Goran Gjuroviq dhe miq nga Plava, vizituam Bogiçën në Bjeshkët e Nemuna, ku do të kalojë rruga për Deçan. Potencial i jashtëzakonshëm natyror që jep një shans të madh për zhvillimin e turizmit dhe sporteve të skijimit. Liqeni i Hidrit – një nga vendet më të bukura në Mal të Zi. Mirë se vini në vendin e maleve dhe deteve!”, ka shkruar Abazoviq.

Rruga Deçan-Plavë llogaritet si arteria kryesore e zhvillimit të këtyre dy komunave, sidomos në aspektin e turizmit dhe blegtorisë. Kosova tashmë gati e ka të përfunduar pjesën e vet, derisa Mali i Zi ende nuk ka nisur projektimin e kësaj rruge. /Demokracia.com/

Të ngjashme