Lajme
Abazi: Çudi se si Kurti më shkarkoi një javë pasi fashisti Vuçiq më përmendi në parlamentin serb
Demokracia
10:39 | 16 Shkurt 2023

Share:

Deputeti Haki Abazi tha se është çudi se si kryeministri Albin Kurti, siç thotë ai, ka vendosur ta shkarkojë nga pozita e kryetarit të komisionit për punë të jashtme, një javë pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e përmendi atë në një seancë parlamentare në Beograd.

Abazi tha se “nuk mund të ketë “habi dhe koiçidencë më të madhe”.

“Tani, çudia në fakt është që Vuçiq, një fashist serb, ish-ministri i informacionit i Millosheviqit, për dy ditë radhazi në parlamentin e Serbisë ma përmend emrin tim si deputet i parlamentit të Kosovës për punën time që e kam bërë për 10 vite në Ballkanin Perëndimor, si udhëheqës, drejtor i Fondacionit të vëllezërve Rockefeller dhe vetëm një javë porapa z. Kurti lëshon urdhër që të më shkarkojë nga pozita e kryetarit të komisionit për punë të jashtme”, tha ai.

Abazi tha se deklarimi i Vuçiqit kishte për qëllim që “ta dëmtojë opozitën demokratike që është e pakët e minore brenda parlamentit të Serbisë”.

Të ngjashme