Intervista
AAK-ja e shqetësuar për pasojat nga vendimi për dinarin: Kosova nuk mund të përballojë sanksione të reja
Demokracia
14:35 | 11 Shkurt 2024

Share:

Paralajmërimet e faktorit ndërkombëtar për pasoja për Kosovën për shkak të vendimit që heq dinarin nga përdorimi përmes rregullores së BQK-së, për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës janë shqetësuese. Deputetja nga radhët e kësaj partie, Time Kadrijaj thotë se Kosova nuk mund të përballojë sanksione të reja derisa ende vazhdon të jetë nën masa ndëshkuese të BE-së.

Në një intervistë për KosovaPress, ajo kritikon qeverinë për moskoordinim me partitë opozitare si dhe me aletatë nëdërkombëtarë për vendime që janë të ndjeshme siç është ai për dinarin, teksa flet edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe zgjedhjet e reja në vend.

Sipa deputetës, Kadrijaj në çështjet që janë në interes për vendin, kryeministri Kurti duhet të koordinohet edhe me opozitën dhe aletatët ndërkombëtarë.

Duke folur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, deputetja Kadrijaj thotë për Kosovapress se kryeministri Kurti ndonëse vazhdimisht e ka kundërshtuar atë sa ishte në opozitë, tani në pushtet ka pranuar një draft me kompetenca ekzkutive.

Sipas saj, me gjithë këto veprime të qeverisë vendi ka nevojë për zgjedhje të reja por thekson se opozita nuk i ka numrat për rrëzimin e qeverisë. Shton se vetë kryeministri Kurti do ta çojë vendin në zgjedhje për shkak të mosgatishmërisë për të zbatuar Asociacionin dhe obligimet e tjera të marra në kuadër të dialogut me Serbinë.

Të ngjashme