Lajme
“A po iu vjen marre o rrenca”| LVV-së i dështon videoja propagandistike, komentuesit i kthen kundër
Demokracia
15:12 | 11 Korrik 2023

Share:

Një video-tentim i Lëvizjes Vetëvendosje për të tërhequr vëmendjen nga skandali i shefes së grupit parlamentar të kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila, e cila dëgjohet në një audio-përgjim duke bashkërenduar politika shtetërore me kriminelë dhe terroristë si Milan Radojiçiq, ka dështuar të prodhojë efektin dhe veçse e ka rritur presionin ndaj Vetëvendosjes.

Videoja që provon të sulmojë gazetarët në Kosovë dhe politikanët nga e kaluara ka prodhuar komente kundërshtuese ndaj vetë Vetëvendosjes, duke e akuzuar për mashtrime, falsifikime, sulme dhe premtime të pa mbajtura.

“A po ju vjen marre o rrenca”, “këtë video e keni bërë në koordinim a pa koordinim me Radojiçiqin”, “keni bërë marrëveshje me Radojiçiqin për UÇK-në”, janë vetëm disa nga komentet e shumta të kësaj natyre në faqen zyrtare të partisë në pushtet.

Të ngjashme