Lajme
A po afrohet Zajednica? Hill e përmend 2 majin si datë për “diskutime intensive”
Demokracia
11:10 | 29 Prill 2023

Share:

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, u shpreh se më 2 maj në Bruksel do të diskutohet intensivisht për Zajednicën, por se mendon se fundi i kësaj çështjeje është afër.

“Serbët e kanë pritur këtë për një kohë të gjatë, por ne kemi arritur një pikë ku do të bëhet shumë reale,” tha Hill për ‘TV Pink’-un serb, duke shtuar se SHBA beson se “Zajednica” është çelësi për arritjen e normalizimit të marrëdhënieve, përcjell Demokracia.com.

Hilli po ashtu e quajti proces të veçantë liberalizimin e vizave për Kosovën dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Ai tha se edhe pse ka tensione aty-këtu, mendon se themelimi i “Zajednicës” është e rëndësishme.

I pyetur se me çfarë do të ishte i kënaqur Uashingtoni në bisedime, Hill tha se ata do të ishin të kënaqur me formimin e “Zajednicës”, datat që po caktoheshin, se ai e di se nuk do të ndodhë më 3 maj, por se beson se do të ketë një mirëkuptim për të arritur atë që duhet bërë.

“Sapo çështja e Asociacionit të përfundojë, ne do të shohim përparim në aspekte të tjera të normalizimit”, tha Hill, duke shtuar se të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 06 Dhjetor 2024