Lajme
A mundet Boris Johnson të rikthehet në krye të qeverisë britanike?
Demokracia
19:52 | 20 Tetor 2022

Share:

Liz Truss ka dhënë dorëheqje gjatë ditës së sotme prej postit të kryeministres britanike, vetëm 45 ditë pasi erdhi në krye të qeverisë.

Pas raportimeve se Boris Johnson pritet të marrë pjesë në garë për kryeministrin e Britanisë së Madhe, bastet kanë ulur shanset për t’u rikthyer në postin e lartë.

Ai tani është në 9/2 nga 26/1 më parë, sipas Betfair Exchange.

Megjithatë, ish-kancelari Rishi Sunak mbetet favoriti për të zëvendësuar Liz Truss me 11/10.

Shanset e Penny Mordaunt janë 7/2, raporton skynews.

Këtu janë pjesa tjetër e pretendentëve (edhe pse vlen të theksohet se Jeremy Hunt e ka përjashtuar veten).

Ben Wallace 18/1
Kemi Badenoch 28/1
Jeremy Hunt 65/1
Suella Braverman 75/1
James Cleverly 95/1
Grand Shapps 190/1

Të ngjashme