Lifestyle
A mund të pini alkool teksa merrni antibiotikë?
Demokracia
13:38 | 09 Maj 2022

Share:

Në përgjithësi thuhet se është një ide e mirë të shmangni pirjen e alkoolit kur merrni ilaçe ose ndiheni keq. Disa ekspertë thonë se alkooli mund të parandalojë që antibiotikët të funksionojnë siç duhet.

Ndërkohë Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) në Angli thotë se “nuk ka gjasa që pirja e alkoolit në moderim të shkaktojë probleme nëse jeni duke marrë antibiotikë të zakonshëm”  por ka disa përjashtime.

Kur është e rrezikshme të pish alkool teksa merrni antibiotikë?

Ka disa rrethana ku njerëzit duhet të shmangin plotësisht alkoolin, duke përfshirë këdo që merr  Metronidazole ose Tinidazole.

Ndërkohë Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Angli thotë se duhet të shmangni pirjen për 48 orë pasi të keni ndërprerë marrjen e Metronidazole dhe 72 orë pasi të keni ndërprerë marrjen e Tinidazole. Të dyja këto medikamente  përdoren për të luftuar infeksionet dentare dhe vaginale.

Alkooli mund të shkaktojë një reagim serioz kur kombinohet me këto barna.

Simptomat mund të përfshijnë:

Mungesa e frymëmarrjes

Dhimbje koke

Dhimbje gjoksi

Skuqje e lëkurës

Rritje ose rrahje të parregullta të zemrës

Të  vjella

Në çdo rast ekspertët rekomandojnë që të lexohet rregullorja e përdorimit të medikamentit që merrni si dhe të bëhet konsultë me mjekun.

Të ngjashme