Lifestyle
A është normale të ndiheni të uritura gjatë ditëve të ciklit menstrual
Demokracia
23:00 | 27 Mars 2024

Share:

A keni pasur ndonjëherë një nga ato ditët kur zgjoheni të uritura, teksa keni në kokë fantazi për kavanoza me Nutella, djathë të mirë etj. Janë ato ditët tipike kur jeni me kokë te frigoriferi dhe nuk mendoni për asgjë tjetër përveç ushqimit.

Por, a është normale të ndiheni super të uritura sidomos gjatë ditëve të ciklit menstrual? Nëse po, a ka ndonjë arsye pse kjo gjendje ndodh? Sipas mjekes Shahzadi Harper, themeluese e Klinikës Harper dhe Valerie Agyeman, dietologe e shëndetit të grave, përgjigjja është ‘po!’.

Pse theksohet ndjesia e urisë kur jeni me menstruacione?

“Është shumë e zakonshme të ndihesh e uritur gjatë ciklit, madje dhe disa ditë përpara”, thotë mjekja Harper. Hormoni i progesteronit është më dominues gjatë kësaj pjese të ciklit, ndërsa nivelet e estrogjenit janë në rënie. Kjo është edhe arsyeja pse mund të ndiheni më të përgjumura dhe më të prirura ndaj ndryshimeve të humorit.

Të dy këto hormone mund të ndikojnë në nivelet e ghrelinës dhe leptinës, të cilat janë dy hormone që rregullojnë urinë dhe ndjenjën e të qenit të ngopur. Estrogjeni dhe progesteroni mund të ndryshojnë ekuilibrin e këtyre hormoneve dhe për këtë arsye ndryshojnë urinë dhe oreksin.

Si mund ta rregulloni urinë gjatë periodave tona?

Shtimi i oreksit është një gjendje e përkohshme, ndaj mos u shqetësoni! Sigurohuni që të hani vakte të balancuara që ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak dhe kësisoj ju të ndiheni të ngopura më gjatë. Provoni një sallatë të shijshme me spinaq me qiqra dhe avokado ose thjerrëzat. Gjithashtu, pini shumë ujë, sepse ndihmon me hidratimin e trupit gjatë këtyre ditëve.

Dëgjoni trupin tuaj, por mos harroni t’i menaxhoni dëshirat me shumë zgjuarsi!

Të ngjashme
Lifestyle • 27 Prill 2024
Lifestyle • 26 Prill 2024