Lajme
A do të merren masa për Elvis Hoxhën që ofendoi Jasharajn, flet Kurti
Demokracia
12:20 | 03 Shtator 2022

Share:

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se e papërshtatshme të flasë nga foltorja e Qeverisë së Kosovës, lidhur me deklaratën e anëtarit të VV’së në Tiranë, Elvis Hoxha,për kryetarin e SBASHK’ut, Rrahman Jasharajn.

Ai ka refuzuar të tregojë nëse do të ndërmarrë masa ndaj Hoxhës, duke thënë se s’është aty në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Express.

“Nuk është e përshtatshme unë të flas nga këtu kush çka thotë e komenton, s’mund tua bëj analizën analistëve, s’mund t’ua bëjë komentet komentuesve. Më vjen keq dhe as nuk jam këtu në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, por në cilësi të Kryeministrit të Kosovës”, ka deklaruar Kurti, në konferencë për media.

Ndryshe, Hoxha e ka quajtur dje Rrahman Jasharajn, anëtar të një partie serbe. Më vonë, ai ka kërkuar falje për këtë deklaratë.

Të ngjashme