Lifestyle
A do të jetë kështu e ardhmja e klubeve të natës?
Demokracia
12:17 | 08 Gusht 2021

Share:

A do të jetë kështu e ardhmja e klubeve të natës?

Test për Covid, pastaj festë? Nuk përjashtohet si mundësi.

Gjashtë klube në Berlin morën pjesë në një eksperiment për Covid-19 për të parë nëse testimi PCR mund të ndihmojë në rihapjen e jetës së natës gjatë pandemisë.

Eksperimenti pilot “Clubculture Reboot” u organizua nga Departamenti i Senatit të Berlinit për Kulturën dhe Europën së bashku me shkencëtarët nga spitali Charité i qytetit. Pjesëmarrësit e moshës 18 vjeç e sipër bënë një test PCR për Covid-19 të premten. Nëse rezultati i testit ishte negativ, ata u lejuan të futeshin.

Të gjithë pjesëmarrësit duhet të bëjnë një test të dytë PCR një javë më vonë, më 13 gusht, pavarësisht nëse janë vaksinuar ose sapo janë shëruar nga Covid-19.

Rreth 20 klube aplikuan për të marrë pjesë në projekt, por vetëm gjashtë u zgjodhën bazuar në sistemet e ventilimit, rrethet e qytetit dhe llojin e muzikës.

Qëllimi i studimit është që të përcaktohet se si mund të rihapen me siguri klubet e natës. Nëse askush nuk infektohet gjatë fundjavës së festës, struktura e testimit mund të përdoret për evente të ngjashme në të ardhmen.

Të ngjashme