Lajme
A do të diskutohet për Urën e Ibrit? – Hamza flet për takimin me Lajçak
Demokracia
09:45 | 11 Maj 2023

Share:

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, konfirmoi për takimin përgjatë ditës ndërmjet tij dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai në një prononcim për Gazetën Insajderi ndonëse konfirmoi takimin, nuk bëri të ditur orën e saktë kur pritet të mbahet.

I pyetur nëse do të jetë pjesë e diskutimit çështja e Urës së Ibrit, ai tha se nuk ka agjendë specifike të takimit.

“Nuk kemi pika specifike paraprakisht, dalim në takim tani i flasim të gjitha”, deklaroi shkurtimisht ai.

Lajçak më herët është deklaruar se s’është koha që të hapet për qarkullim Ura e Ibrit.

“Përderisa flasim, në Mitrovicë ka kërkesë për ta hapur urën dhe atmosfera dukshëm s’është e duhura për këtë”, deklaroi ai.

Kuvendi Komunal me shumicë e ka votuar propozimin për hapjen e Urës së Ibrit. Vendimi iu është dërguar MAPL-së dhe MPB-së, derisa këto dyja nuk kanë qenë të hapura për publikun që të komentojnë një çështje të tillë.

Të ngjashme