Lajme
A do ta ndalojë Rusia pjesëmarrjen e Kosovës në KS të OKB-së?
Demokracia
12:44 | 22 Prill 2023

Share:

Ditë më parë në media është raportuar se Rusia do të bëjë përpjekje që të mos e lejojë Kosovën të marrë pjesë në seancën e 27 prillit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku do të diskutohet dhe raportohet për situatën në Kosovë.

Në një përgjigje për Gazetën Express nga zyra për media e Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së kanë thënë se për çështjet e rregullave të Këshillit të Sigurimit përfshirë edhe atë se kush merr pjesë në takime, i takon anëtarëve të Këshillit të vendosin dhe s’i takon Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm që të komentojë.

“Çështjet e rregullave të Këshillit të Sigurimit, duke përfshirë atë se kush mund të marrë pjesë në mbledhje, i takon anëtarëve të Këshillit që të vendosin. Rusia, siç e dini, është presidentja e Këshillit të këtij muaji. Ju mund të pyesni anëtarët e tjerë të Këshillit se si synojnë ta trajtojnë takimin për Kosovën. Nuk do të ishte për Sekretarin e Përgjithshëm apo zëdhënësin e tij që të komentonte këtë”, ka thënë Farhan Haq, Zëvendës zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Kjo nismë e Rusisë ka ardhur pasi SHBA dhe shtetet e tjera perëndimore në muajin mars kanë refuzuar propozimin rus që në format të njëjtë sikurse Kosova të përfaqësohet edhe rajoni i aneksuar i Donjetskut.

Paralajmërimi i Rusisë për të mos e lejuar Kosovën që të marrë pjesë në seancë përmes përfaqësuesit është dhënë përme snjë dokumenti të Këshillit të Sigurimit, në të cilin flitet edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë.Ndryshimi i praktikës së deritashme do të tentohet nga pala ruse, pasi në mars anëtarët e Këshillit të Sigurimit ia refuzuan propozimin që Daria Morozova ta përfaqësojë rajonin e aneksuar të Ukrainës Donjetsk, në cilësinë e Ombudspersonit, në seancat e Këshillit të Sigurimit.

“Ndërsa një përfaqësues i Kosovës zakonisht merr pjesë në konferencat e Këshillit sipas Rregullës 39 të rregullores së përkohshme të procedurës, Rusia mund të përpiqet ta kundërshtojë këtë praktikë në takimin e muajit të ardhshëm. Gjatë konferencës së Këshillit mbi situatën në Ukrainë më 17 mars, Rusia propozoi që Daria Morozova, në cilësinë e saj si ‘Ombudsperson i rajonit të Donetsk’, ta informojë Këshillin sipas rregullës 39”, thuhet në dokument. Kosova zakonisht është përfaqësuar nga presidentja ose Ministrja e Jashtme.

Të ngjashme