Arte
Rachel Zegler do të luajë Borëbardhën në filmin e ardhshëm të Disney
Demokracia
15:47 | 23 Qershor 2021

Share:

Rachel Zegler, e cila do të bëjë debutimin e saj në filmin e metrazhit të gjatë i cili do të lançohet në dhjetor, “West Side Story”, të drejtuar nga Steven Spielberg, pritet të luajë princeshën e Disney-it, Borëbardhen, në një “live-action” të historisë së këtij filmi, shkruan CNN, transmeton Demokracia.com.

“Aftësitë e jashtëzakonshme vokale të Rachelit janë vetëm fillimi i dhuratave të saj. Forca, inteligjenca dhe optimizmi i saj do të bëhen një pjesë integrale e rizbulimit të gëzimit në këtë përrallë klasike të Disney,” tha drejtori Marc Webb në një deklaratë.

Webb, filmat e tjerë të të cilit përfshijnë “(500) Days of Summer” dhe “The Amazing Spider-Man”, ka nënshkruar për të drejtuar shfaqjen e re të Snow që nga maji i vitit 2019.

Prodhimi parashikohet të fillojë në vitin 2022. /Demokracia.com/

Të ngjashme