Si pjesë e një marrëveshje të re për të prodhuar filma për Netflix për disa vjet, Noah Baumbach është vendosur të nis realizimin e një përshtatje të romanit të Don DeLillo (dhe fituesit të Çmimit Kombëtar të Librit) të botuar në 1985, me titull “White Noise”, transmeton Demokracia.com
Historia satirike përqendrohet në një profesor dhe gruan e tij, frika e përbashkët e vdekjes së të cilëve ballafaqohet me faktin se një kimikat helmues lëshohet mbi qytetin ku ata jetojnë.
Sipas Hollywood Reporter, regjisorja dhe aktorja Greta Gerwig, e cila është partnere romantike e Baumbach, do të luajë së bashku me Adam Driver.
Baumbach më parë ka punuar me Gerwig në filmin në Frances Ha 2013, Mistress America 2015 dhe Greenberg 2010.
Mendohet se produksioni i White Noise do të fillojë këtë verë, pasi Driver të përfundojë punën në filmin e rastit të vrasjes së Gucci të MGM, në role kryesore me Lady Gaga dhe Jared Leto.
“Kur fillova në industrinë e filmit ëndërroja të bëja një shtëpi”, thotë Baumbach, për marrëveshjen e re me gjigantin e transmetimit. “M’u deshën rreth 25 vjet, por ia vlejti të prisja”.
Në tetor të vitit të kaluar, Baumbach u bashkua me një mori kineastësh të tjerë – duke përfshirë Gerwig, Jordan Peele, Pedro Almodóvar, Sofia Coppola, Luca Guadagnino dhe Wes Anderson, për të paralajmëruar që kinematë po përballen me zhdukjen gjatë pandemisë Covid./Demokracia.com