Lajme
Skandaloze | Zëvendësdrejtori i RTK-së, Adi Krasta, nga televizioni i afërt me Berishën e zhvlerëson vizitën e Sekretarit Amerikan në Tiranë
Demokracia
14:03 | 21 Shkurt 2024

Share:

“Ngjarja e Blinkenit, nga propaganda, natyrisht u fuqizua shumë. Por, në fakt, po ta shihje me vëmendje, ardhja e Blinkenit, vizita ishte e parëndësishme, në kuptimin edhe nga mënyra sesi u zhvillua, nga njerëzit që takoi, mënyra sesi foli, po edhe vetë pesha individuale e Blinkenit është realtivisht e vogël, krahasuar me Sekretarët e Shtetit të një Amerike reganiane ose klintoniane”.

Ky është fjalori i Zëvëndësdrejtorit të RTK-së, Adi Krasta, nga cilësia e drejtuesit të emisionit të tij “A-Show”, që transmetohet në televizionin “Syri TV”, i njohur në Tiranë si një televizion i afërt me fsmiljen e nongratas amerikano-britanike, Sali Berishës dhe djalit të tij, Shkëlzenit.

Gjatë vizitës historike në Tiranë, Blinken ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe drejtues të institucioneve të drejtësisë, por nuk ka takuar Berishën dhe opozitën shqiptare.

Video e plotë (min 02:45):

Këtë koment, Krasta e bëri derisa po i parashtronte pyetjen ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, që ushtron detyrën e avokatit dhe që akutalisht mbron Fredi Belerin e zgjedhur si kryebashkiak i Himarës, por që ende nuk ka marrë detyrën, pasi është në paraburgim si i arrestuar një ditë para zgjedhjeve nën dyshimin për blerje votash.

Krasta po vazhdon ta mbajë emisionin e tij “A-Show”, duke shkelur kështu rregulloren për procedurat e përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm dhe menaxhmentit të lartë të RTK-së.

“Të mos ketë angazhime biznesi ose çfarëdo lloj çështjeje të cilat mund të konsiderohen si konflikt interesi, i paraparë në bazë të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik”, thuhet në rregulloren që po lejohet ta shkelë Krasta.

Lexo më shumë:

DOKUMENT| Drejtori u tregon në RTK si të raportojnë për “Zajednicën”, zëvendësi i tij Adi Krasta shkel rregulloren e brendshme

Krasta është emëruar Zëvendësdrejtor i RTK-së vetëm një muaj pasi mori nënshtetësinë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. / Demokracia.com /

Lexo më shumë:

Sapo mori shtetësinë, Adi Krasta konkurron për zëvendësdrejtor të RTK-së

Lexo më shumë:

Vjosa Osmani ia dha Adi Krastës nënshtetësinë e Kosovës, pas 1 muaji “fiton” garën për zv/drejtor të RTK-së

Të ngjashme