Deputeti i VV-së, Armend Muja ka folur në lidhje me Asociacionin apo Zajednicën.
Muja me mendimin e tij i doli kundë presidentes Vjosa Osmani që kërkoi që së bashku me ShBA-në të bëhet drafti për Asociacionin, shkruan Demokracia.com
Deputeti tha se Asociacioni është ide e Serbisë.
“Jo Asociacion, jo Zajednice. Asociacioni, Zajednica ka qenë kërkesë e Serbisë. Sipas mendimit tim, s’do të Zajednicë, as me e as pa kompetenca ekzekutive.”, u shpreh ai.
Pra, sipas Mujës, kërkesa e Osmanit për Asociacion është ide e Serbisë.
Një mendim të tillë e kishte thënë edhe kryeministri Kurti.
Osmani dhe Konjufca e pranuan Asociacionin| Kurti: Asociacioni është ide e Serbisë
Përveç Kurtit e Mujës, edhe eksponentë të tjerë të afërt me Kurtin e kanë kundërshtuar e kritikuar presidenten Osmani.
Kurti i aktivizoi sot “piunët” e tij kundër presidentes Osmani, shkak Asociacioni
Këshilltari i Qeverisë Kurti , Veton Surroi e kishte quajtur hap jo të mirë të presidentes.
“Nuk mendoj se është është një ide e mirë (propozimi i Osmanit v.j.). Mendoj se hapat që duhet të ndërmarrë Kosova duhet të mos përsërisin këtë përmbysje të prioriteteve, sepse prioriteti i Kosovës nuk është që t’i kthehemi prapë narracionit që dështoi. Banjska mbërriti, sepse të gjitha kushtëzimet ishin që të mos merret asgjë nga marrëevshja, që mos pranohet barazia mes palëve, e Kosovës dhe Serbisë, por që të merret edhe një herë një proces që do të ridefinonte marrëdhëniet e brendshme në Kosovë. Nuk është i nevojshëm redifinimi i marrëdhënieve të brendshme në Kosovë, prioritet është redifinimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë deri te niveli i barazisë” – kishte deklaruar Surroi.
Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni në Kanal10 e kishte kritikuar presidenten duke thënë se nuk pajtohet me të.
“Nuk pajtohem me presidenten, nuk është momenti të mendohet për hartimin e një drafti për Asociacionin”, tha ajo.
Përçarjet mes Kurtit e Osmanit duket se çdo javë e më shumë po vërehen./Demokracia.com/