Arte
Mësoni çmimin marramendës për të cilin është shitur piktura nga Pablo Picasso
Demokracia
13:05 | 14 Maj 2021

Share:

Një pikturë nga Pablo Picasso është shitur për më shumë se 100 milion dollarë – duke shënuar veprën e pestë nga artisti spanjoll që shitet për një shumë prej nëntë shifrash.

Gruaja e ulur afër një dritareje (Marie-Therese) u shit për 103.4 milion dollarë (73.5 milion) të enjten në shtëpinë e ankandeve Christie’s në Nju Jork, transmeton Demokracia.com

Kjo shifër përfshin 90 milion dollarë për vetë pikturën, me tarifa dhe komisione në krye, thanë përfaqsues të Christie’s.

Shtëpia e ankandit kishte vlerësuar se piktura do të shitej për 55 milion dollarë.

Vepra, e titulluar Femme Assise Pres d’Une Fenetre (Marie-Therese) në Spanjisht, u shit pas 19 minutash ofertimi./Demokracia.com/

Të ngjashme