Arte
Rihapet Muzeu Historik Kombëtar
Demokracia
16:44 | 11 Maj 2021

Share:

Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë është rihapur sot pas një periudhe mbylljeje për shkak të pandemisë.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti, e cila tha se aksesi për publikun realizohet nga hyrja qendrore e Muzeut Historik Kombëtar.

Margariti rikujtoi publikun për çmimin e biletave në sportel për të vizituar Muzeun Historik Kombëtar: biletë vizitor vendas dhe të huaj: 500 lekë, biletë grup ë12: 400 lekë, biletë e reduktuar për kategori të ndryshme në masë 50 %: 250 lekë, biletë për fëmijë 12-18 vjeç dhe studentë: 150 lekë, për fëmijët deri në 12 vjeç hyrja është falas, ndërsa sqaron se për të shmangur sa më shumë kontaktet fizike, qytetarët mund të rezervojnë biletën edhe nga shtëpia.

Muzeu Historik Kombëtar është muzeu më i madh në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmit. Në mjediset e muzeut gjenden rreth 5 mijë objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX.

Të ngjashme