Arte
Scarlett Johansson akuzon Golden Globes për racizëm
Demokracia
15:55 | 10 Maj 2021

Share:

Scarlett Johansson ka thënë që ka ardhur koha që Hollywood të distancohet nga organizata që qëndron pas Golden Globes.

Organizata që qëndron pas Golden Globes, Hollywood Foreign Press Association ka kohë që akuzohet për mungesë diversiteti, duke mos pasur asnjë anëtar me ngjyrë.

Johansson ka treguar se në paraqitjet e saj në konferencat e HFPA ajo është përballur shumë herë me pyetje seksiste apo edhe ngacmime seksuale.

“Përpos nëse ata bëjnë reforma fundamentale brenda organizatës, mendoj që është koha për t’u distancuar nga HFPA”, ka thënë aktorja.

HFPA nuk ka dhënë koment lidhur me këtë.

Të ngjashme