Numri i shikuesve të ceremonisë Oskars ishte në minimumin e të gjitha kohërave të dielën, zbulojnë shifrat.
Vetëm 9.85 milion shikues amerikanë u akorduan në ceremoni, një rënie prej 58% nga më e ulta e mëparshme prej 23.6 milion në vitin 2020, transmeton Demokracia.com
Dhe pavarësisht fitoreve historike për Anthony Hopkins, Chloé Zhao dhe Daniel Kaluuya, vlerësimet ishin jashtëzakonisht negative.
TV Line e konsideroi ngjarjen “një festë me dhimbje serioze”, ndërsa IndieËire e quajti atë një “shfaqje të çmimeve të brendshëm që u shemb nën peshën e vet”.
The Arts Desk tha se ishte “përçmuese” dhe pyeti pse fituesve u lejohej “të dërdëllisnin pa pushim”./Demokracia.com/