Një foshnje pesëmuajshe ka vdekur derisa ishte duke u trajtuar në QKUK.
Policia e Kosovës ka njoftuar se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi.
“VDEKJE E DYSHUAR/Mitrovicë 18.03.2023 – 13:30. Gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë viktima/fëmija 5 muajshe, femër shtetase e Shqipërisë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente./Demokracia.com/