Arte
Netflix raporton rënie të madhe të abonuesve
Demokracia
14:59 | 21 Prill 2021

Share:

Gjigandi Netflix ka raportuar ulje të numrit të abonuesve gjatë kohëve të fundit.

Rreth 3.98 milion njerëz janë abonuar në Netflix në mes të janarit dhe marsit në kontrast me 6 milionë të parashikuar, transmeton Demokracia.com

Kompania thotë se mungesa e serialeve të reja mund të ketë kontribuar në këtë rënie, duke shtuar se presin të ketë ngritje kur shfaqje të famshme do të rikthehen.

Netflix fitoi 15.8 milion abonues vitin e kaluar kur njerëzit u mbyllën në shtëpi për shkak të Covid.

Shumica e këtyre abonuesve vinin nga Asia, kur Netflix shtoi 9.3 milion abonues të ri në 2020, një rritje mbi 65% nga viti i kaluar./Demokracia.com/

Të ngjashme