Kuvendi Komunal i Prishtinës ka vendosur sot që rrugës “A” t’ia vendos emrin e biznesmenit të dalluar shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Xhim Xhema.
Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Me 45 vota PËR, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kryeqytetit vendosi ta përjetësojë veprimtarinë e paepshme të zotit Xhim Xhema për çështjen kombëtare, duke ia vënë rrugës “A” emrin e këtij njeriu të madh. E nderojmë përkushtimin e tij të palëkundur për kauzën e lirisë dhe pavarësisë, duke ua sjellë ndihmën e krerëve të politikës amerikane popullit të Kosovës në kohët më të vështira”, ka shkruar Rama.