Arte
Helen McCrory, aktorja britanike e famshme për rolet në Peaky Blinders dhe James Bond ka ndërruar jetë
Demokracia
18:50 | 16 Prill 2021

Share:

Helen McCrory ka vdekur papritur në moshën 52 vjeç.

Aktorja e talentuar britanike, e cila luajti në serialin Peaky Blinders si Aunt Polly dhe si Clair Doëar në filmin Skyfall 2012 James Bond, vdiq papritur, transmeton Demokracia.com

Në një deklaratë tronditëse që konfirmonte vdekjen e saj, burri i saj Damian Leëis shkroi: “Unë jam zemërthyer për të njoftuar se pas një beteje heroike me kancerin, gruaja e bukur dhe e fuqishme që është Helen McCrory ka vdekur e qetë në shtëpi, e rrethuar nga dashuria e miqve dhe familjes”.

Ai shtoi: “Ajo vdiq ndërsa jetoi. Pa frikë. Ne e dimë sa me fat jemi që e kemi pasur në jetën tonë. Ajo flakëronte aq shumë..”

Helen ishte martuar me aktorin tjetër Damian që nga viti 2007 dhe ndau dy fëmijë me të – vajzën Manon, 14 vjeç dhe djalin 13-vjeçar Gulliver./Demokracia.com/

Të ngjashme