Arte
10 pikturat më të famshme të të gjitha kohërave
Demokracia
12:06 | 15 Prill 2021

Share:

Një renditje e pikturave më të famshme duke filluar nga portreti i Jan van Eyck deri te kryevepra e Gustav Klimt.

Kur renditim pikturat më të famshme të të gjitha kohërave, duhet të kuptojmë se akti i pikturës është një medium antik, që daton 40 mijë vjet më parë, kur njerëzit e parë aplikuan okër dhe qymyr druri në muret e shpellave për të krijuar imazhe të kafshëve ose shenjave të tyre të dorës.

Edhe me fillimin e epokës moderne, dhe futjen e fotografisë, filmit dhe teknologjisë dixhitale, piktura ka mbetur një mënyrë e vazhdueshme e shprehjes, përkundër shpalljeve ciklike të vdekjes së saj.

Demokracia.com ju sjell 10 pikturat më të famshme të cilat kanë lënë gjurmë të mëdha në fushën e artit, duke mbetur të paharrueshme.

“Mona Lisa” e Leonardo Da Vincit.

Mona Lisa - Wikipedia

E pikturuar mes viteve 1503 dhe 1517, portreti tërheqës i Da Vincit është ndjekur nga dy pyetje që nga dita kur u bë: Kush është subjekti dhe pse po buzëqesh? Disa teori thonë: Që ajo është gruaja e tregtarit fiorentin, Francesco di Bartolomeo del Giocondo; të tjerë mendojnë se ajo është nëna e Leonardos; Caterina, e trilluar nga kujtimet e fëmijërisë së Leonardos për të; dhe së fundmi, se është një autoportret. Sa për atë buzëqeshjen e famshme, cenigma e saj i ka çmendur njerëzit për shekuj me radhë.

“Vajza me një vathë perle” nga Johannes Vermeer

famous paintings

Studimi i Johannes Vermeer në vitin 1665 për një grua të re është befasisht i vërtetë dhe çuditërisht modern, pothuajse sikur të ishte një fotografi. Dhe kështu lindi debati nëse Vermeer përdori apo jo një apparat fotografik për të krijuar imazhin. Duke lënë atë mënjanë, gruaja është e panjohur, megjithëse është spekuluar se ajo mund të ketë qenë vajza e Vermeer.

”Lindja e Venusit” nga Sandro Botticelli

famous paintings

“Lindja e Venusit” e Botticelli ishte nudoja e parë, jo fetare që nga antikiteti, dhe u bë për Lorenzo de Medici.

“Nata e yjeve” nga Vincent van Gogh

famous paintings

Piktura më e famshme e Vincent Van Gogh, Nata e Yjeve u krijua nga Van Gogh në Saint-Rémy, në vitin 1889. Në të vërtetë, Nata me Yje duket se pasqyron gjendjen mendore të ti të trazuar në atë kohë.

“Arrangement in Grey and Black No. 1”, e James Abbott McNeill Whistler

famous paintings

Nëna e Whistler, ose “Arrangement in Grey and Black No.1”, siç titullohet në të vërtetë, flet për ambicien e artistit për të ndjekur artin për hir të artit. James Abbott McNeill Whistler pikturoi veprën në studion e tij në Londër në vitin 1871. Në qendër të kësaj vepre është nëna e Whistler, Anna dhe për këtë arsye kjo pikturë është bërë simbol i amësisë.

“Puthja” nga Gustav Klimt

famous paintings

E praruar me shkëlqim dhe me një model ekstravagant, “Puthja”, portretizon intimitetin nga Gustav Klimt. Vepra është një pikë e rëndësishme e Fazës së Artë të artistit midis viteve 1899 dhe 1910 kur ai shpesh përdorte fletë ari – një teknikë e frymëzuar nga një udhëtim i vitit 1903 në Bazilikën e San Vitale në Ravenna, Itali, ku ai pa mozaikët e famshëm bizantin të kishës.

“Portreti i Arnolfinëve” nga Jan van Eyck

famous paintings

Një nga veprat më domethënëse të prodhuara gjatë kohës së Renesancës, e cila besohet të jetë një nga pikturat e para të ekzekutuara në vaj. Një portret i dyfishtë i gjatë, portretizon një tregtar italian dhe një grua që mund të jetë ose jo nusja e tij. Në vitin 1934, historiani i famshëm i artit Erwin Panofsky propozoi që piktura në të vërtetë të ishte një kontratë martese. Ajo që e bën të veçantë këtë pikturë është mënyra e pikturimit e cila kur e shikon të bën të ndihesh sikur je futur në pikturë.

“Kopshti i Mrekullive Tokësore” nga Hieronymus Bosch

famous paintings

Kjo vepër konsiderohet një pararendëse e largët e Surrealizmit. Në të vërtetë, është shprehja e një artisti mesjetar që besoi se Zoti dhe Djalli, Parajsa dhe Ferri ishin të vërteta.

“Një e dielë pasdite në ishullin La Grande Jatte” e Georges Seurat

A Sunday on La Grande Jatte - 1884

Kryevepra e Georges Seurat, që evokon Parisin e La Belle Epoque, në të vërtetë po përshkruan një skenë periferike të klasës punëtore shumë jashtë qendrës së qytetit. Seurat shpesh e bënte këtë mjedis temën e tij, e cila ndryshonte nga portretizimet borgjeze të bashkëkohësve të tij impresionistë.

“Les Demoiselles d’Avignon” nga Pablo Picasso 1907

famous paintings

Les Demoiselles d’Avignon e shekullit të 20-të, filloi epokën moderne duke prishur me vendosmëri traditën përfaqësuese të pikturës perëndimore, duke përfshirë aludime për maskat afrikane që Picasso kishte parë në muzeun etnografik të Parisit në Palais du Trocadro. /Demokracia.com/

Të ngjashme