Phoebe Waller-Bridge do të jetë pjesë e filmit të ri Indiana Jones.
Ylli i “Fleabag” do të luajë së bashku me Harrison Ford në pjesën e pestë të Indiana Jones, njoftoi Disney të premtën.
Njoftimi nuk dha detaje rreth personazhit, por roli shënon edhe një titull tjetër ikonik, për të cilin Waller-Bridge mund të thotë se ishte pjesë e saj, transmeton Demokracia.com.
Disney njoftoi gjithashtu të premtën se John Williams do të jetë pjesë e filmit të ri të Indiana Jones.
Steven Spielberg, Kathleen Kennedy, Frank Marshall dhe Simon Emanuel do të jenë prodhues ekzekutiv.
Filmi është parashikuar të shfaqet në ekran më 29 korrik të vitit 2022. /Demokracia.com/